spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:41
HomeStorm/PodcastLidhja shqiptare me Shtëpinë e Bardhë nën Trump

Lidhja shqiptare me Shtëpinë e Bardhë nën Trump

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/SHBA-Inaugurimi: Sot është një ditë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe për botën demokratike, duke përfshirë edhe Kosovën. Zhvillimet në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe përpjekjet për integrimin euroatlantik, janë më të rëndësishme se kurrë. Gjatë viteve të fundit, Kosova ka munguar në rrjedhat kryesore të diplomacisë së Shtëpisë së Bardhë, duke i krijuar hapësirë lobit serb të depërtojë në skutat e diplomacisë amerikane. Si një ndër institucionet më të rëndësishme në botë, ndikimi i Shtëpisë së Bardhë është jetik jo vetëm për SHBA-të, por për të gjithë globin.

Foto 1: Ismet Smajli (D) dhe John Ratcliffe (M) -Shefi i Ri i CIA-s – Ceremonia para inaugurimit!🇺🇸

Në këtë kuadër, Ismet Smajli, biznesmeni i njohur nga Klina që jeton dhe vepron në SHBA, ka publikuar fotografi nga organizimet e para ceremonisë së inaugurimit të Trump në Washington. Ai është parë në shoqërinë e figurave të rëndësishme të administratës së re amerikane, përfshirë shefin e ardhshëm të CIA-s, John Ratcliffe, dhe kongresmenin e fuqishëm Keith Self, një mbështetës i afërt i Presidentit Trump, i cili pritet të udhëheqë Shtëpinë e Bardhë për katër vitet e ardhshme.

- Advertisement -
Foto 1: Ismet Smajli (D) dhe John Ratcliffe (M) -Shefi i Ri i CIA-s – Ceremonia para inaugurimit!🇺🇸
Ismet Smajli (D) dhe Kongresmeni, Keith Self (në Mes) që do të udhëheqë Nënkomitetin për Evropë në Komitetin për Politikë të Jashtme të Kongresit)

Ky angazhim vjen në një moment kritik për Kosovën. Sipas ekspertëve, është e domosdoshme që Kosova të shfrytëzojë këto lidhje strategjike për të përmirësuar pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare. Ismet Smajli, i njohur për angazhimin e tij të hershëm në avancimin e interesave të Kosovës, vazhdon të jetë një zë i fuqishëm dhe një figurë aktive në promovimin e çështjeve shqiptare në Washington.

Profesori Zenun Halili, një emër i njohur i diasporës shqiptare në SHBA dhe me një përvojë të gjatë në kontakte ndërkombëtare, ka folur për këtë temë në një intervistë ekskluzive për storm•. Në këtë intervistë, ai ka treguar për ceremoninë e inaugurimit të presidentëve amerikan që nga themelimi i SHBA-së, por edhe për rëndësinë e lidhjeve të reja strategjike dhe ndikimin e tyre në përpjekjet e Kosovës për t’u pozicionuar më mirë në politikën globale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat