spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:02
HomeBotaAmerikaBiden konfirmon se ka lënë një letër për Trumpin në Zyrën Ovale

Biden konfirmon se ka lënë një letër për Trumpin në Zyrën Ovale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti Joe Biden konfirmoi se ka lënë një letër në Zyrën Ovale për paraardhësin dhe pasardhësin e tij, presidentin e zgjedhur Donald Trump, raporton CNN.

I pyetur nga gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë nëse ai ka shkruar një letër, Biden tha, “Po”, megjithëse nuk pranoi të jepte më shumë detaje.

- Advertisement -

“Kjo është mes meje dhe Trump”, tha ai.

Trump e kishte lënë një letër në vitin 2021 që Biden e përshkroi më vonë si “shumë bujare”.

- Advertisement -

Biden e mirëpriti Trumpin në Shtëpinë e Bardhë dhe pas një takimi të dy udhëtuan bashkë drejt Kongresit për ceremoninë e betimit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat