Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin në lidhje me episodin e dhunës të ndodhur mes Princit Leka Zogu, ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia, dhe babait të saj Gjergj Zaharia.
Balkanweb raporton se gjykata ka dënuar me 1 vit burg, që më vonë u reduktua në 8 muaj burg, dhe në fund u konvertua në 16 muaj shërbim prove.
Gjergj Zaharia u dënua fillimisht me 10 muaj burg, që u reduktua në 6 muaj dhe në fund u vendos 1 vit e 40 ditë shërbim prove.
Ndërkohë është shpallur e pafajshme ish-bashkëshortja e Princit, Elia Zaharia.
Vendimi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit L.. Z. për veprën penale te “Dhuna në familje”, e parashikuar nga neni 130/a/4 i K.Penal në dëm të viktimës Gj. Z. dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit L. . Z. për veprën penale të “Dhuna në familje”, e parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Penal në dëm të viktimës E. Z. dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
- Në aplikim tê nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dēnimeve për tê pandehurin L. . Z. në një të vetëm atë prej 12 (dymbëdhjetë) muaj burgim.
- Nê aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e të pandehurit përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
- Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit, në provë për një periudhë prej 16 muajsh, me kusht qẽ gjate kohës sẽ provës, e pandehuri tê mos kryejë asnjë vepër tjeter penale.
- Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri, të mos shoqërohet me persona të dënuar.
- Në zbatim tẽ nenit 61 i K. Penal, i pandehuri detyrohet të mbaje kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.
- Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, i pandehuri detyrohet të marrë pëlqimin e shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, qëndrës së punës, apo për lëvizjet e shpeshta brenda vendit.
- Afati i provës fillon nga e nesërmja e marrjes formë të prerë te këtij vendimi.
- Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarisht menjeherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si dhe Zyrës së Shërbimit të Provës Tiranë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj. Z., për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i K.Penal nẽ dëm të L. . Z., dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 10 (dhjetë) muaj burgim.
- Ne aplikim tẽ nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e 1/3-ës së dënimit, duke e dënuar perfundimisht të pandehurin Gj. Z., me 6 muaj e 20 dite burgim.
- Në aplikim tê nenit 59 te Kodit Penal, Gjykata urdheron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit, në provë per një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
- Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri, të mos shoqërohet me persona të dënuar.
- Në zbatim të nenit 61 i K. Penal, i pandehuri detyrohet të mbaje kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.
- Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, i pandehuri detyrohet të marrë pëlqimin e shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, qëndrës së punës, apo për lëvizjet e shpeshta brenda vendit.
- Afati i provës fillon nga e nesërmja e marrjes formë të prerë të këtij vendimi.
- Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarisht menjëherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si dhe Zyrës së Shërbimit të Provës, Tiranë.
- Deklarimin e pafajshme të të pandehurës E. Z. Z., pēr veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Penal në dëm të L. . Z., në bazë të nenit 388/1/ b të K. Pr. Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
- Shpenzimet proçedurale, si dhe ato giyqësore në terësi, i ngarkohen të pandehurve (të deklaruar fajtorë) në mënyrë solidare.
- Kunder këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjete) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.
- U shpall, sot në Tiranë, në datë 20.01.2025.