spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
00:14
HomeSiguriaPoliciaPolicia gjen një tjetër kamerë të maskuar, këtë herë në Leposaviq

Policia gjen një tjetër kamerë të maskuar, këtë herë në Leposaviq

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka gjetur dhe larguar kamerën e tretë të maskuar në veri, e cila po monitoronte pjesën publike, magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.

Këtë e ka konfirmuar për media zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

- Advertisement -

Ai ka treguar se pas konsultimit me prokurorinë, sot është hapur rasti “incizim i paautorizuar”, por se ende nuk ka ndonjë të arrestuar.

“Dje në Leposaviq, policia ka larguar një kamerë e cila e monitoronte pjesën publike, respektivisht magjistralen Mitrovicë-Leposaviq. Pas konsultimit me prokurorinë, sot është hapur rasti “incizim i paautorizuar. Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa kjo është kamera e tretë e maskuar e larguar që monitoronte vendet publike. Dy të tjerat kanë qenë në Mitrovicën e Veriut, vitin e kaluar”, tha Elshani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat