spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
00:14
HomeSiguriaPoliciaArrestohen katër të dyshuar, 25 kg lëndë narkotike e sekuestruar

Arrestohen katër të dyshuar, 25 kg lëndë narkotike e sekuestruar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, sot gjatë një aksioni në Prishtinë, ka sekuestruar mbi 25 kg lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin, me këtë rast ka arrestuar katër të persona të dyshuar.

“Operacioni policor, i koduar ‘Starti’, ka filluar me trajtimin e informatave, mbledhjen e dëshmive në teren dhe sot në koordinim më Prokurorinë e Krimeve të Rënda, janë realizuar katër kontrolle në lokacione të ndryshme në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

- Advertisement -

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 27 paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshë 25 kg 200 gr., një veturë, dy pushkë, dy revole, shtatë fishekë kalibrash të ndryshëm, gjashtë telefona celular dhe 350 euro.

Mund të jetë një imazh i makinë

- Advertisement -

Sipas Policisë dyshohet se lënda narkotike kishte qëllim tregun vendor.

“Policia ka arrestuar: B.M., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar), L.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar), M.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe F.H., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar). Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në raport.

Gjithashtu, bëhet e ditur se të dyshuarit, me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat