spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:24
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30...

Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30 %

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, përmes një postimi, ka treguar se sot do të ketë takime me biznese, për të cilat ka premtuar grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30 %.

“Sot, ditë e takimeve të shumta me biznese, të cilat paguajnë taksa që pastaj sigurojnë pagat e mësimdhënësve, policëve, ushtarëve, pensionet, ndërtohen rrugët, shkollat e spitalet, për të mundësuar një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Sektori privat është punëdhënësi më i madh në Republikën tonë. Grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30 %”, ka shkruar Hamza.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Hamza sot ka tubim të madh me biznese dhe do të ketë vizitë edhe në një biznes të madh që eksporton jashtë vendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat