spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:16
HomeSiguriaUshtriaMaqedonci dhe Jashari takuan kontingjentin e FSK-së

Maqedonci dhe Jashari takuan kontingjentin e FSK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqendonci, pritën në takim kontingjentin e FSK-së, i cili do të merr pjesë në operacionin “INTERFLEX”, që do të realizohet në Mbretërinë e Bashkuar, për të trajnuar trupat ukrainase.

Sipas njoftimit, Komandanti i FSK-së kërkoi nga kontingjenti i FSK-së që të tregojnë profesionalizëm, përkushtim dhe disiplinë në mënyrë që ky kontingjent ta përfaqësojë sa më mirë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 3 persona, Zyra Ovale dhe teksti

“Operacioni “INTERFLEX” është operacion shumëkombësh me qëllim të përgatitjes dhe aftësimit të ushtrisë ukrainase në luftën e tyre për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial ndaj agresionit rus”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Gjatë këtij operacioni gjashtë mujor të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, pjesëtarët e FSK-së së bashku me ushtarakë nga vendet tjera do të angazhohen si instruktorë në trajnimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës në detyra të ndryshme luftarake.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat