spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
05:13
HomeShëndetiMë shumë mish peshku se mishërat e tjerë

Më shumë mish peshku se mishërat e tjerë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mishi i peshkut, ndryshe nga mishrat e tjerë, përmban me shumicë acide yndyrore të pangopura të emërtuara si 11-13 dhe omega-3.

Yndymat të cilat përmbajnë shumë acide yndyrore të pangopura, janë më pak të rrezikshmet përsa i përket shëndetit të zemrës dhe të enëve të gjakut.

- Advertisement -

Vajrat bimore përmbajnë më shumë acide yndyrore të pangopura krahasuar me vajrat shtazore dhe ndër vajrat shtazore më i miri është vaji i peshkut.

Acidet yndyrore të vajit të peshkut luajnë rol të rëndësishëm në sistemin nervor dhe në shëndetin e trurit të fëmijëve.

- Advertisement -

Në rastet kur këto acide mungojnë në periudhën e foshnjërisë, në moshat e mëvonshme mund të vihet re prirje drejt depresionit.

Studimet kanë zbuluar se konsumi i peshkut tek të rriturit luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Fakti që acidet yndyrore gjenden edhe në qumështin e nënës, është në të vërtetë mëse i mjaftueshëm për të kuptuar rëndësinë e vajit të peshkut.

Ky ushqim i pajisur me dobi të këtij niveli që na është ofruar në emër të shëndetit, duhet konsumuar sa më shumë të jetë e mundur dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të jetë i freskët.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat