spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
11:04
HomeKulturëStudiues të letërsisë dhe gjuhëtarë analizojnë veprimtaritë e realizuara dhe projektet për...

Studiues të letërsisë dhe gjuhëtarë analizojnë veprimtaritë e realizuara dhe projektet për vitin 2025

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni i përhershëm i gjuhësisë dhe i letërsisë, me studiues dhe gjuhëtarë, zhvilloi analizën mbi veprimtaritë e kryera gjatë vitit 2024 dhe projeksionet e vitit 2025.

Veprimtaria u zhvillua me praninë e zëvendëskryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Vasil Tole; drejtorit të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë akad. Valter Memisha; kryetares së Komisionit të gjuhësisë dhe të letërsisë prof. dr. Anila Omari dhe anëtarëve të këtij komisioni.

- Advertisement -

Prof. Anila Omari tha se për vitin 2024, peshën kryesore në veprimtaritë e Komisionit të Përhershëm të Gjuhësisë e të Letërsisë e kanë mbajtur punonjësit e Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, të cilët, krahas veprimtarive të planifikuara dhe ato jashtë planit të vitit 2024, kanë kryer veprimtari edhe në bashkëpunim me Komisionin.

- Advertisement -

Prof. Omari e vuri theksin te njëra nga veprimtaritë më të rëndësishme të vitit të kaluar të organizuar nga Akademia e Shkencave: Tryeza shkencore ndërkombëtare “Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane, origjina dhe lashtësia e saj”, e cila është vlerësuar si konferenca më e rëndësishme e viteve të fundit në fushën e albanologjisë, raporton atsh.

Më tej, prof. Omari përmendi Kuvendin Mbarëkombëtar të Gjuhës Shqipe, ku një peshë të rëndësishme mbajti bashkëdrejtuesi i projektit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, akad. Valter Memisha.

Pas raportit të analizës vjetore u bënë diskutime për çështje të ndryshme që meritojnë të zhvillohen në vitin në vazhdim, si disa probleme të drejtshkrimit të shqipes, strategjitë e kërkimit shkencor, çështje të letërsisë etj.

Në fund, u përcaktuan disa nga temat më të rëndësishme që duhet të trajtohen nga Komisioni i përhershëm i gjuhësisë dhe i letërsisë gjatë veprimtarive të vitit 2025.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat