spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
15:07
HomeAmerikaTrump2Kritika e fortë e Trumpit ndaj vendeve të NATO-s

Kritika e fortë e Trumpit ndaj vendeve të NATO-s

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt se Shtetet e Bashkuara duhet të shpenzonin gjithçka për NATO-n, duke u thënë gazetarëve se SHBA po mbronte anëtarët e NATO-s, por ata “nuk po na mbronin neve”.

Trump përsëriti kërkesat që anëtarët e tjerë të aleancës transatlantike të shpenzojnë 5% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto në mbrojtje – një rritje e madhe nga objektivi aktual prej 2% dhe një nivel që asnjë vend anëtar i NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk e arrin aktualisht.

- Advertisement -

“Unë nuk jam i sigurt se duhet të shpenzojmë gjihçka, por sigurisht që duhet t’i ndihmojmë ata”, u tha Trump gazetarëve pasi nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Zyrën Ovale.

“Ata duhet të rrisin nga 2% në 5%”, tha ai, duke përsëritur komentet të bëra më parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

- Advertisement -

Uashingtoni financon 15.8% të shpenzimeve vjetore të aleancës ushtarake prej 32 anëtarësh prej rreth 3.5 miliardë dollarë. Kjo është pjesa më e madhe e përbashkët, krahas asaj të Gjermanisë, sipas një ndarjeje buxhetore të NATO-s për vitin 2024.

Kontributet indirekte financiare të SHBA-së për aleancën, e cila përbëhet nga SHBA, Kanada dhe më shumë se dy pjesa dërrmuese e vendeve evropiane – përfshijnë forcat ushtarake, por nuk përbëjnë pjesë të buxhetit vjetor të organizatës.

Buxheti i përgjithshëm i mbrojtjes i SHBA-së tejkalon atë të anëtarëve të tjerë të NATO-s dhe arriti në 816.7 miliardë dollarë në vitin 2023, më shumë se gjysma e shpenzimeve totale të aleancës në tërësi.

Sekretari i ri i shtetit, Marco Rubio, bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte të mërkurën dhe përforcoi angazhimin e SHBA-së ndaj aleancës, ndërsa të dy gjithashtu “diskutuan rëndësinë e të pasurit aleatë të aftë për mbrojtje dhe ndarjen reale të barrës”, tha Departamenti i Shtetit.

Zyrtarët nga vendet e NATO-s dhe analistët thonë se NATO nuk do t’i kushtojë vëmendje propozimit të Trump për një rritje kaq masive në shpenzimet e mbrojtjes, por ka të ngjarë të pranojë të shkojë përtej objektivit të saj aktual.

Analistët thonë se një shifër prej 5% do të ishte e pamundur politikisht dhe ekonomikisht për pothuajse të gjithë anëtarët. Megjithatë, një objektiv i ri ka të ngjarë të arrihet në një samit të NATO-s në Hagë në qershor, i nxitur nga frika se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s pas Ukrainës dhe nga nxitjet e Trumpit.

Disa presin marrëveshje për një objektiv prej rreth 3% të PBB-së. Kurse tetë anëtarë të NATO-s, nuk e përmbushin objektivin aktual.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat