Autoritetet amerikane kanë arrestuar 538 emigrantë të paligjshëm dhe kanë dëbuar qindra të tjerë në një operacion masiv.
Në një postim në platformën e mediave sociale X, Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Trump tha se mes të arrestuarve janë edhe një terrorist i dyshuar, katër anëtarë të bandës Tren de Aragua dhe disa ilegalë të dënuar për krime seksuale kundër të miturve.
Ajo shtoi se qindra “kriminelë emigrantë të paligjshëm” ishin dëbuar me avion ushtarak.
Agjencia e Zbatimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) gjithashtu konfirmoi arrestimet dhe tha se 373 të ndaluar ishin futur në burg.
Masa vjen pasi Donald Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë në ditën e tij të parë të detyrës që synonin të forconin sigurinë kufitare dhe të lehtësonin depërtimin e emigrantëve pa dokumente në vend.
Bastisje u kryen gjithashtu në Newark, New Jersey, i cili është përcaktuar si një ‘qytet i shenjtë’, ku u ndaluan jo vetëm emigrantë pa dokumente, por edhe banorë të ligjshëm.
Kryetari i bashkisë së qytetit Ras Baraka dënoi veprimin dhe tha: “Newark nuk do të qëndrojë duarkryq ndërsa njerëzit po terrorizohen në mënyrë të paligjshme”.



