Ekskluzive: Putin i gatshëm për bisedë me Trump, konflikti në Ukrainë dhe çarmatosja bërthamor në fokus
storm•/Super-Fuqitë: Kremlini ka bërë të ditur se Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm për një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se dy çështje kryesore do të jenë në fokus të bisedimeve të mundshme: përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe negociatat për çarmatimin bërthamor.
Edhe pse më parë SHBA dhe Rusia kanë zhvilluar dialog mbi çarmatimin bërthamor, këtë herë Rusia kërkon të përfshihen edhe arsenalet bërthamore të fuqive të tjera, si Franca dhe Britania.
Për momentin, Kremlini pret një hap nga pala amerikane, duke theksuar se topi është tashmë në fushën e Uashingtonit.