spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:30
HomeShkencëNjihuni me planetin e ri të zbuluar së fundmi

Njihuni me planetin e ri të zbuluar së fundmi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zbulohet një planet i ri, plotësisht i ndryshëm nga çdo i tillë brenda sistemit tonë diellor.

Atmosfera e tij është e dominuar nga CO2 dhe ndodhet vetëm 48 vite dritë larg Tokës.

- Advertisement -

Sipas ekspertëve është plotësisht i ndryshëm, çka mund të revolucionarizojë njohuritë mbi formimin planetar.

Deri më sot janë identifikuar rreth 5 mijë ekzoplanetë, botë që orbitojnë rreth yjeve të tjerë si Dielli, dhe shfaqin një varietet të pasur me elementët e tyre.

- Advertisement -

I fundit i zbuluar nga teleskopi “James Webb” është Gj 1214b, në yjësinë Ofiuco.

Ndryshe nga pritshmëritë që mendohej se ishte i pasur me hidrogjen apo i dominuar nga uji, paraqet përqëndrim të lartë të dioksidit të karbonit, duke shfaqur ngjashmëri me planetin Afërditë në këtë aspekt.

Zbulimi i hap rrugën perspektivave të reja mbi formimin dhe evolucionin e sistemeve planetare të largëta, duke hedhur dritë mbi një kategori që ende është mister për shkencën.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat