spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
20:48
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku nga Istogu: Kosova është në një rrugë pa krye, që po...

Abdixhiku nga Istogu: Kosova është në një rrugë pa krye, që po sjell humbje dhe dobësim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar banorët e Istogut, ku ka theksuar nevojën e ndryshimit të drejtpërdrejtë për të ardhmen e Kosovës.

Ai ka shprehur shqetësimin për drejtimin aktual të vendit, duke thënë se Kosova është në një rrugë pa krye, që po sjell humbje dhe dobësim.

- Advertisement -

“Për këtë përkrahje të flaktë dhe për energji të pashtershme për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ndryshimin është i domosdoshëm për Kosovës dhe është duke ecur në rrugë pa krye një rrugë që sjellë humbje e dobësim. Në këtë udhëkryq historik na bashkon energjia e njerëzve tanë. Ky entuziazëm gjithandej është nxitje për ne sepse LDK-ja është partia e madhe dhe e popullit të Kosovës. E kemi ndryshuar sloganin në ‘Krejt Kosova LDK’. Programi ynë prej themelimit deri më sot është program historik i popullit të Kosovës. Këto zgjedhje janë moment i përcaktimit i drejtimit sepse e ardhmja e fëmijëve tanë varet nga dy javët e ardhshme”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka shtuar se entuziazmi dhe energjia e popullit janë frymëzuese për LDK-në, parti që, sipas tij, është e madhe dhe e lidhur ngushtësisht me popullin e Kosovës.

- Advertisement -

“Ne kemi mësuar nga e kaluara dhe kemi vendosur të ndryshojmë të ardhmen e rrugëtimit tonë. Ne nuk jemi për ndarje përçarje, as urrejtje e as sharje, LDK-ja kemi vetëm bashkimi. Shtëpia nuk mbahet pa miqtë sepse kjo është në traditat tona.Katër vite të vështira për vendin katër vite të kësaj qeverie ka mashtruar një popull të tërë sepse popullsitë asgjë nuk është e lehtë gjithmonë e gjejnë një fajtor dhe fillojnë ditën me sharje dhe përçarje dhe me ankesa por asnjëherë nuk e bëjnë për popullin”, ka potencuar Abdixhiku.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat