spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
06:20
HomeSiguriaPoliciaTragjedia në Çubrel: 3 të vdekur nga aksidenti i përfshirë me veturë...

Tragjedia në Çubrel: 3 të vdekur nga aksidenti i përfshirë me veturë policie

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës konfirmon aksidentin e ndodhur sonte në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt, me tre viktima dhe pesë persona tjerë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë.

Policia informon se në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

- Advertisement -

Personat që kanë humbur jetën janë persona civil, njofton policia.

“Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i policisë:

Sonte rreth orës 18:40, është  raportuar për  aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të  Skenderajt.

Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër  prej tyre zyrtarë policor.

Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për  hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të  trafikut rrugor.

Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat