spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
17:05
HomeKulturë“Falsifikatorët”, filmi që fitoi Oscar, vjen në Ditën e Përkujtimit

“Falsifikatorët”, filmi që fitoi Oscar, vjen në Ditën e Përkujtimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Ambasada e Republikës së Austrisë në Tiranë organizojnë sot shfaqjen e filmit “Falsifikatorët”.

“Falsifikatorët” me regji të Stefan Ruzowitzky, është një prodhim austriako-gjerman. Filmi bazohet në një ngjarje të vërtetë, në kampin e përqendrimit Sachsenhausen dhe tregon për programin më të madh të falsifikimit të parave nga nacionalsocialistët, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky program falsifikimi parash prej nazistëve njihet si “Aksioni Bernhard”.

- Advertisement -

Filmi trajton një aspekt pak të njohur të historisë së Holokaustit dhe njëkohësisht ngre pyetje thelbësore për jetën aktuale: pyetje për humanizmin dhe kurajon civile, për përshtatjen dhe rezistencën.

Filmi “Falsifikatorët” u vlerësua në vitin 2008 me çmimin Oskar si “Filmi më i mirë i huaj”, raporton atsh.

- Advertisement -

“Falsifikatorët do të shfaqet pasditen e sotme, në Kinema “Millennium”, në gjuhën origjinale, me titra shqip.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat