spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
04:19
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza viziton ICK-në, premton mbështetje për bizneset digjitale

Hamza viziton ICK-në, premton mbështetje për bizneset digjitale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot ICK-në në Prishtinë.

Hamza ka thënë se ICK është shtëpi e madhe e teknologjisë dhe inovacionit, me liderë të ekonomisë së re të Kosovës.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe brenda

Ai është shprehur i impresionuar me projektet e tyre të inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, printimit tredimensional dhe shumë nisma të tjera që do ta transformojnë Kosovën.

- Advertisement -

Hamza ka premtuar që si kryeministër do të angazhohet për ta bërë Kosovën shtet të dijes, me ekonomi të zhvilluar dhe me mbështetje konkrete për bizneset digjitale.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe kostum

“Në ICK, në shtëpinë e madhe të teknologjisë dhe inovacionit, me liderët e ekonomisë së re të Kosovës. I impresionuar me projektet e tyre të inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, printimit tredimensional dhe shumë nisma të tjera që do ta transformojnë Kosovën”, ka shkruar Hamza.

Mund të jetë një imazh i 13 persona dhe ndriçimi

“Ky sektor ka nevojë për përkrahje, sepse krijon vende të shumta të punës dhe ka potencial të madh eksportues. Udhëheqësit e ICK-së dhe shumë vajza e djem që po e krijojnë ekonominë e re, i sigurova që si kryeministër do të angazhohem për ta bërë Kosovën shtet të dijes, me ekonomi të zhvilluar dhe me mbështetje konkrete për bizneset digjitale. #MaMirë”, ka shkruar Hamza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat