Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka shkruar për tubimin elektoral në Gjilan.

Haradinaj ka thënë se Gjilani është gati për hapa të mëdhenj.

“Gjilani gati për hapa të mëdhenj! Anamorava e fortë don të thotë Kosova e fortë. Gjilani sot dëshmoi se është gati për hapa të mëdhenj. Me programin tonë për zhvillim ekonomik, Gjilani do të jetë qendër e fuqishme ekonomike e tërë rajonit. 137 për Kosovën Fituese”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.



