spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
20:19
HomeSiguriaKomandanti i KFOR-it takon përfaqësuesin e UNDP-së, diskutojnë për sigurinë

Komandanti i KFOR-it takon përfaqësuesin e UNDP-së, diskutojnë për sigurinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani, takoi sot Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim) në Kosovë, z. Nuno Queirós, në selinë e KFOR-it, në Kampin Film City, në Prishtinë.

“KFOR mbetet i përkushtuar për të mbështetur të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitet rajonal,” tha Gjeneral Major Barduani, gjatë takimit.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Takimi ishte pjesë e shkëmbimeve të rregullta të Komandantit të KFOR-it me partnerët kryesorë në Kosovë.

- Advertisement -

KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

“Ne punojmë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si garantues të sigurisë,” përfundoi KFOR-i.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat