spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:05
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj dhe Limaj prezantojnë programin e tyre para gjilanasve

Haradinaj dhe Limaj prezantojnë programin e tyre para gjilanasve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal ka mbajtur tubim elektoral në Gjilan.

Kandidati për kryeministër i AAK-së me partnerë të koalicionit, Ramush Haradinaj duke folur për Gjilanin tha se me programin e tyre zhvillim ekonomik, sipas tij, kjo komunë do të jetë qendër e fuqishme ekonomike e tërë rajonit.Haradinaj përmes një postimi në Facebook u shpreh se Gjilani sot dëshmoi se është gati për hapa të mëdhenj.

- Advertisement -

“Gjilani gati për hapa të mëdhenj! Anamorava e fortë don të thotë Kosova e fortë. Gjilani sot dëshmoi se është gati për hapa të mëdhenj. Me programin tonë për zhvillim ekonomik, Gjilani do të jetë qendër e fuqishme ekonomike e tërë rajonit”, shkroi tutje Haradinaj.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u ka bërë thirrje të gjithë të pranishmëve që të bashkohen, siç tha ai, me Kosovën Fituese.

- Advertisement -

“Ftesa ime miq e bashkëvendas , të bashkoheni rreth kësaj ekipe të madhe të Kosovës fituese. Kamenicë, Gjilan, Viti është një ekipë e jashtëzakonshme në këtë listën Fituese. Anamorava duhet të jap një përgjigje të fortë edhe për ata që po shkojnë, po edhe neve që vijmë, edhe neve duhet të na japin përgjigje, që nëse luani, ofendoni, nuk punoni për këtë rajon, pas katër vitesh edhe ju e merrni përgjigjen edhe ju sikur ata të tjerët që kanë ardhur, kanë mashtruar e kanë gënjyer, kështu duhet të jetë përgjigja”, është shprehur ai.

Limaj tha se nuk po zgjedhim kryeministër se cili është më i bukur, por siç tha ai, duhet një që kryen punë.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat