spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
13:28
HomeKosovaDrejtësiaViktimat e dhunës seksuale kërkojnë drejtësi

Viktimat e dhunës seksuale kërkojnë drejtësi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Viktimat e dhunës seksuale gjatë periudhës së luftës vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh për vendin.

Mosdënimi i atyre që kryen këto krime mbetet një nga vuajtjet që përjetojnë gratë që u përdhunuan seksualisht. Ndërkohë, Amnesty International dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës e shohin si shqetësues mosprocedimin e deklaratave të këtyre viktimave në UNMIK.

 

- Advertisement -

Drejtësia për viktimat seksuale gjatë luftës mbetet ende e largët. Procesi i qasjes në drejtësi, si në të shkuarën edhe tani, mbetet një i ngadaltë, i vështirë dhe i karakterizuar nga mungesa e ndëshkimeve ndaj autorëve të krimeve. Rreth dy mijë është numri i viktimave, bazuar në regjistrimin e tyre sipas ligjit për njohjen e statusit.

Feride Rushiti, Drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, tha se në momentin kur merret një vendim në favor të mbijetuarës së dhunës seksuale, valivitohet e kaluara e saj dhe fajësia i kalon dhunuesit, e jo viktimës, duke shtuar se kjo ka efekt shërues dhe rehabilitues.

- Advertisement -

Përparësi shihet në ligjin e ri, i cili parasheh gjykimin në mungesë ndaj të pandehurve që supozohen të kenë kryer vepra penale.

Albina Sahabani Rama, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, tha se është ngritur numri i aktakuzave që kanë të bëjnë me krime të luftës.

“Edhe plotësim-ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale ka hapur mundësinë edhe të gjykimit në mungesë, që realisht ka qenë një hap përpara drejt ndjekjes së krimeve të luftës, për shkak se ka hapur mundësinë të vijnë edhe aktakuza të para në mungesë,” tha Sahabani Rama.

“Ka pasur përmirësime, si për shembull Agjencia për Drejtësi Tranzicionale që është adaptuar kohëve të fundit dhe tani për këtë dhe pjesë të tjera, normalisht merr kohë që të bëhet rekomandimi dhe ka pasur përpjekje rreth kësaj. Normalisht që kërkon përkushtim dhe përpjekje për të gjitha këto përgjigje, shkon më pjesën e aprovimit të buxhetit nga ana e qeverisë dhe Kuvendi. Megjithatë, të gjitha këto janë diçka që kërkohen nga pjesa dhe ana e drejtësisë. Por, çfarë nuk duhet të harrojmë këtu është, normalisht, viktimat dhe dëshmitarët, ata janë thelbi i kësaj, ata duhet të dalin para drejtësisë dhe gjithashtu të tregojnë anën e tyre të tregimit. Është një sfidë mjaft e madhe,” tha Jarmo Feliks Helppikangas, përfaqësues i Zyrës së BE-së në Kosovë, raporton mediumi publik.

Sipas Amnesty International dhe analizës së nxjerrë nga QKRMT, shqetësues mbetet fakti i mos procesimit të qindra dëshmive të viktimave të dhëna menjëherë pas luftës tek misioni UNMIK. EULEX, si mision përgjegjës për zbardhjen e këtyre krimeve, vlerësohet jo efikas dhe i ngadaltë. Sipas vlerësimit, shumë raste të krimeve të konfliktit nuk janë ndjekur penalisht dhe proceset gjyqësore shpesh janë zvarritur për vite.

Nga viti 2018, dëshmitë ekzistuese kanë kaluar nga EULEX-i tek Prokuroria Speciale. Shtatë aktakuza janë ngritur për dhunimin si krim lufte, ndërsa QKRMT i ka mbështetur rreth 40 raste për të dëshmuar tek ky institucion. Prej tyre, gjashtë janë në proces, ndërsa një ka përfunduar, me ç’rast Zoran Vukotiç është dënuar në vitin 2021. Ai ishte dënuar fillimisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 10 vite burgim, ndërsa pas kalimit të rastit në Apel, është dënuar me 13 vite burgim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat