spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:28
HomeKosovaZgjedhjet 2025Masat e BE-së, Çitaku: I kemi sepse askush s’i beson më Kurtit

Masat e BE-së, Çitaku: I kemi sepse askush s’i beson më Kurtit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se masat e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës ekzistojnë për shkak të humbjes së besimit që kanë karshi kryeministrit Albin Kurti.

Çitaku shton se tanimë askush s’i beson kryeministrit, madje as letrave të nënshkruara nga ai.

- Advertisement -

“Kjo do të jetë një ndër gjërat më sfiduese me të cilat do të ballafaqohet ditët e para kryeministri Hamza, mirëpo është besim i yni që brenda 100 ditëve të para ne do të arrijmë t’i largojmë masat ndëshkuese të BE-së. Masat janë aty nga ana e Bashkimit Evropian sepse kjo klasë politike ka humbur besimin, më nuk i beson askush kryeministrit të Republikës së Kosovës, fjalës së tij, madje as letrave të nënshkruara nga ai”, tha Çitaku në Klan Kosova.

Ndërsa, ajo shtoi se Marrëveshja e Ohrit është më e varfra dhe më kakofonikja.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat