Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të Ferizajt pas tubimit masiv të mbajtur në palestrën “Bill Clinton”.
“Ferizaj! Të faleminderit Ferizaj! Rikthimi në Palestrën ‘Bill Clinton’ është rikthim i popullit në shtëpinë e madhe të demokracisë!”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në profilin e tij në “Facebook”, duke ndarë fotografi nga salla e stërmbushur me simpatizantë të partisë.




