spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:04
HomeKosovaZgjedhjet 2025“Demokracia në Veprim” dënon incidentin në Skenderaj

“Demokracia në Veprim” dënon incidentin në Skenderaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Organizata joqeveritare “Demokracia në Veprim” shpreh shqetësimin lidhur me incidentin që ndodhi në Skenderaj gjatë një aktiviteti të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit të saj për kryeministër, Albin Kurti, ku disa individë përdorën mjete të forta dhe piroteknike, ndërsa energjia elektrike u ndërpre.

“Ky akt është një sulm ndaj lirisë së grumbullimit dhe shprehjes së lirë, duke krijuar një atmosferë tensioni dhe pasigurie që është në kundërshtim me parimet themelore të demokracisë,” tha DnV në reagimin e saj.

- Advertisement -

Demokracia në Veprim dënoi çdo formë dhune dhe provokimi gjatë procesit zgjedhor.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen për një fushatë të qetë dhe dinjitoze, ku mbizotëron respekti dhe debati i argumentuar,” shtuan ata.

- Advertisement -

Po ashtu, kjo organizatë apeloi që subjektet politike të jenë të kujdesshëm në përdorimin e gjuhës dhe tonit, duke shmangur çdo lloj diskursi të ashpër që mund të krijojë tensione dhe të ndikojë negativisht te qytetarët dhe mbështetësit.

“Ftojmë qytetarët, përfaqësuesit politikë dhe sidomos mbështetësit e tyre të tregojnë maturi dhe përgjegjësi gjatë kësaj periudhe, duke kontribuar në një fushatë që promovon pjesëmarrjen të lirë dhe paqësore,” u tha nga Demokracia në Veprim.

Në përfundim, DnV theksoi se zgjedhjet e lira dhe të drejta, si dhe një garë e barabartë, janë baza e një demokracie funksionale dhe se çdo akt dhune apo presioni dëmton këto vlera të rëndësishme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat