spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:05
HomeKosovaZgjedhjet 2025Mustafa: Votimi për LDK-në është mënyra e vetme për ndryshimin në Kosovë

Mustafa: Votimi për LDK-në është mënyra e vetme për ndryshimin në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, në konferencën e rregullt për media, ka thënë se këto janë zgjedhje vendimtare për të e qytetarëve.

Ai ka thënë se shumë njerëz po e pyesin se çfarë mund të bëjnë më shumë për ta ndihmuar LDK-në ta sjellim ndryshim.

- Advertisement -

Mustafa i ka ftuar qytetarët të shkojnë në tubime të LDK-së dhe të bisedojnë me kandidatë për deputetë të kësaj partie.

“Ju mund të bisedoni me familjarët tuaj, miqtë tuaj, fëmijët tuaj e prindërit tuaj dhe t’u tregoni atyre pse votimi për LDK-në është mënyra e vetme për të sjellë ndryshimin në Kosovë. Ndryshimin që do të vijë për shkak të udhëheqjes së Lumirit dhe ekipit që ka LDK-ja”, ka thënë Mustafa.

- Advertisement -

Sipas tij, LDK-ja është e vetmja parti me program, e vetmja parti me plan për të ardhmen e Kosovës dhe me aftësi për ta realizuar atë plan.

“Andaj, ju bëj thirrje të bisedoni me familjarët tuaj, me miqtë, me fëmijët e me prindërit tuaj. Bindini ata që me 9 shkurt të votojnë 124 – LDK, që të vije ndryshimi”, ka thënë Mustafa.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat