spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:18
HomeRajoniSerbiaRaportohet se kryeministri serb dha dorëheqje pas bllokimit të Beogradit nga protestuesit

Raportohet se kryeministri serb dha dorëheqje pas bllokimit të Beogradit nga protestuesit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ndërsa studentët janë rebeluar dhe dje nisën një bllokadë 24-orëshe në Beograd, kryemininstri Millosh Vuçeviq raportohet se ka dhënë dorëheqje sot.

Novosti, mediumi që kontrollohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, raporton se “Vuçeviq jep dorëheqje”, ndërsa ai pas pak do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

- Advertisement -

Protestuesit kanë shtuar trysninë ndaj institucioneve. Fermerë serbë me traktorë dhe mijëra qytetarë i janë bashkuar bllokadës që pasoi protestat shumëjavëshe në të cilat kërkohet përgjegjësi për aksidentin vdekjeprurës në qytetin verior të Novi Sadit.

Qytetarët po e fajësojnë qeverinë për korrupsion të shfrenuar.

- Advertisement -

Vuçiq mbrëmë në një konferencë për media kërkoi dialog me studentët.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat