spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
18:36
HomeKulturë89 vjet nga lindja e kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare

89 vjet nga lindja e kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 28 janar të vitit 1936 lindi Ismail Kadare, nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare.

Sot, poeti e prozatori i madh do të kishte mbushur 89 vjet.

- Advertisement -

Ismail Kadare është një ndër personalitet qendrore të kulturës shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XX. Ai lindi në Gjirokastër, ku kreu arsimin e mesëm. Në vitin 1958 u diplomua në degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Tiranës e më pas vazhdoi studimet për dy vjet në Institutin “Gorki” në Moskë. Fillimet e tij letrare janë kryesisht në poezi: “Frymëzime Djaloshare”, “Përse mendohen këto male” etj.

Në fushën e prozës, Kadareja lëvroi tregimin, novelën dhe romanin. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) përbën veprën e konfirmimit të talentit të tij.

- Advertisement -

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

“Kronikë në gur”, “Prilli i thyer”, “Kamarja e turpit”, “Pashallëqet e mëdha”, “ Kush e solli Doruntinën” etj., janë disa nga veprat e tij më të rëndësishme të krijimtarisë së tij letrare.

Veprat e Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja dhe është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. Ne vitin 1994 ai u bë anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Laureati I shumë çmimeve, në 2005-ën, u nderua me “The Booker Prize Man”.

Ismail Kadare është dekoruar me urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrin “Kryqi i Legjionit të Nderit”, si dhe me çmime e nderime të tjera.

Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, u nda nga jeta më 01 Korrik 2024.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat