spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:41
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku organizon tubim në Fushë-Kosovë

Abdixhiku organizon tubim në Fushë-Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi masiv i kësaj partie në Fushë-Kosovë.

Abdixhiku tha se, nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme e qytetarëve, u detyruan “t’i heqin kgarrigat sepse vend nuk kishte më!”.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, ndriçimi, altoparlant dhe turmë

“Në Fushë Kosovë u detyruam t’i heqim karrigat, sepse vend nuk kishte më! Dhe kështu, shënuam tubimin më të madh elektoral në këtë qytet! Fushë e Kosovës, bastion i pamposhtur i Lidhjes Demokratike. Me Burimin dje e sot, me Besnikun sot e nesër; me LDK-në si dje, si sot, si nesër!” – tha ai.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, turmë dhe teksti

Kreu i LDK-së theksoi momentumin e madh të Lidhjes Demokratike duke shtuar se “kjo frymë e ndryshimit, po udhëhiqet nga ju – qytetarët e Kosovës që gjithmonë i keni dalë zot vendit! Bashkë me ju e kemi ndërtuar një lëvizje të shpresës dhe ndryshimit që tashmë nuk mund të ndalet!”.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, turmë dhe teksti

Ai shtoi se “është koha ta marrim përgjegjësinë që na takon, të guxojmë dhe ta sjellim ndryshimin që qytetarët meritojnë” dhe të “veprojmë për të rinjtë që nuk duan të largohen nga atdheu, për bizneset që kërkojnë mundësi ta zhvillojnë vendin, dhe për çdo familje që meriton jetë më të mirë!”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat