Storm/OKB: Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u adresua sot Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke theksuar se Izraeli do të vazhdojë të godasë Hezbollahun me “forcë të plotë”.
Ai nënvizoi se çdo operacion i mundshëm tokësor në Liban do të jetë sa më i shkurtër që të jetë e mundur, për të minimizuar humbjet civile.
Netanyahu gjithashtu hodhi poshtë një propozim për armëpushim të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa situata në kufirin verior me Libanin përshkallëzohet, me sulme të përsëritura me raketa dhe dronë në qytetet izraelite.