spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:11
HomeKosovaPresidencaOsmani: Masakra e Rogovës, plagë e thellë në kujtesën kombëtare

Osmani: Masakra e Rogovës, plagë e thellë në kujtesën kombëtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, ku forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit kryen një ofensivë brutale në fshatrat Rogovë, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës.

“Në këtë masakër, më 27, 28 dhe 29 janar 1999, u vranë në mënyrë mizore 9 civilë të pafajshëm, ndërsa 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë heroikisht”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

- Advertisement -

“Kjo masakër mbetet një plagë e pashlyeshme në kujtesën tonë kombëtare dhe një dëshmi e dhunës së pamëshirshme ndaj popullit tonë. Sot dhe përherë, do t’i nderojmë dëshmorët e UÇK-së dhe martirët, duke ruajtur kujtimin për ta, si simbol të qëndresës dhe sakrificës për liri”, ka theksuar Osmani.

Në këtë përvjetor, ajo ka nënvizuar rëndësinë e kujtimit të kësaj ngjarjeje tragjike, si një dëshmi të luftës për liri dhe drejtësi, që e çoi popullin e Kosovës drejt çlirimit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat