spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:41
HomeBotaAmerikaIsh-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg

Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-senatori Bob Menendez u dënua të mërkurën me 11 vjet burg pasi u gjet fajtor se kishte marrë në formë ryshfeti para dhe kallëpe ari dhe kishte vepruar si një agjent në shërbim të qeverisë egjiptiane.

Dënimi shënon aktin e fundit të rënies për zotin Menendez, i cili u dënua korrikun e kaluar për pasurim nëpërmjet një sërë aktesh korruptive.

- Advertisement -

Prokurorët thanë se në këmbim të arit, mijëra dollarëve dhe një makine luksoze, demokrati u përpoq të mbronte bashkëpunëtorët nga hetimet penale, u takua me zyrtarë të inteligjencës egjiptiane dhe ndërmori hapa për ta ndihmuar Egjiptin të kishte qasje tek ndihma ushtarake e Shteteve të Bashkuara prej miliona dollarësh.

Menendez, 71 vjeç, ka deklaruar më herët se do ta apelojë vendimin.

- Advertisement -

Më herët, të mërkurën, gjykatësi Sidney H. Stein dha dënimin me shtatë vjet burg për Fred Daibes, 67 vjeç, një nga dy biznesmenët e Nju Xhersit, i cili u shpall fajtor se i kishte dhënë ryshfet senatorit Menendez.

Prokurorët kishin kërkuar për të një dënim me nëntë vjet heqje lirie, ndërsa avokatët e tij thanë se ai duhej të dënohej me më pak se dy vjet burg.

Po kështu gjykatësi Stein e gjobiti zotin Daibes, një investitor në fushën e pasurive të paluajtshme, me një gjobë prej 1.75 milionë dollarësh.

Para shpalljes së dënimit, zoti Daibes, me lot në sy, i tha gjykatësit se vendimi i jurisë ishte “në kufijtë e një dënimi me vetëvrasje” duke i bërë thirrje atij të ketë mëshirë, në mënyrë që të kujdesej për djalin e tij 30-vjeçar autik.

Po kështu gjykatësi shpalli masën e dënimit me tetë vjet heqje lirie për biznesmenin e dytë, Wael Hana, dhe e gjobiti atë me 1.25 milionë dollarë.

Para vendimit, zoti Hana i tha gjykatësit se ishte i pafajshëm. Ai shtoi se nuk i kishte dhënë kurrë ryshfet senatorit Menendez, apo të kishte kërkuar shërbimet e tij, raporton voa.

Një biznesmen i tretë u deklarua fajtor dhe dëshmoi kundër zotit Menendez në gjykatë, vitin e kaluar.

Menendez dha dorëheqjen nga Senati pas shpalljes fajtor vitin e kaluar.

Ai humbi shumë nga pushteti i tij që në vjeshtën e vitit 2023, ndërsa u bënë publike akuzat kundër tij dhe u detyrua të jepte dorëheqjen nga pozita e rëndësishme në Senat e kreut të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat