Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar investimet në turizmin malor dhe sportet dimërore.

“E bekuar nga natyra, Kosova do të bëhet me 4 qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore. Përmes partneritetit publiko-privat, brenda mandatit qeverisës, projektet e mëdha me top prioritet janë: 1. Bjeshkët e Sharrit- Brezovicë – vlera e investimeve 400 milion euro; 2. Bjeshkët e Nemuna – Bogë / Rugovë – vlera e investimeve 60 milion euro; 3. Bjeshkët e Nemuna – Bjeshka Belegut – vlera e investimeve 20 milion euro; 4. Bjeshkët e Sharrit – Brod – vlera e investimeve 20 milion euro”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë:
E bekuar nga natyra, Kosova do të bëhet me 4 qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore.
Përmes partneritetit publiko-privat, brenda mandatit qeverisës, projektet e mëdha me top prioritet janë:
- Bjeshkët e Sharrit- Brezovicë – vlera e investimeve 400 milion euro
- Bjeshkët e Nemuna – Bogë / Rugovë – vlera e investimeve 60 milion euro.
- Bjeshkët e Nemuna – Bjeshka Belegut – vlera e investimeve 20 milion euro
- Bjeshkët e Sharrit – Brod – vlera e investimeve 20 milion euro.
1️⃣3️⃣7️⃣ për Kosovën Fituese



