spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
12:59
HomeSportDardanët e sportit për Shqipërinë sportive: Turpi do të jetojë përjetë

Dardanët e sportit për Shqipërinë sportive: Turpi do të jetojë përjetë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Reagimi i Dardanëve për bashkëpunimin Shqipëri-Serbi në organizimin e Euro 2027: Turpi do të jetojë përjetë”

Storm/Sport: Reagimi i grupit të tifozëve “Dardanët” ndaj lajmit se Shqipëria do të bashkëpunojë me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian U-21 në vitin 2027 ka qenë i ashpër dhe i drejtpërdrejtë. Ata kanë shprehur zhgënjimin e tyre të thellë për këtë vendim, duke e konsideruar një akt që injoron ndjenjat dhe plagët e hapura të shqiptarëve të Kosovës.

- Advertisement -

Në reagimin e tyre thuhet: “Dikush ka vendosur që të normalizojë bashkëpunimin me të ashtuquajturën Serbi, duke shkelur mbi emocionet, gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve të kësaj treve dardane. Pak ditë pas përkujtimit të heroit Afrim Bunjaku dhe sulmit terrorist nga çetnikët e furnizuar me armë nga vendi fqinj, na vjen lajmi se Tirana ka pranuar të bashkëpunojë me Serbinë për organizimin e Euro 2027 për U-21.

Kjo federatë bashkëpunon me ata që heshtin kur klubet serbe shfaqin banderola shoviniste, duke mbuluar flamurin e Kosovës me ngjyrat e Serbisë. Për më tepër, tifozët e klubeve të Beogradit nxisin rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, një përpjekje e dëshmuar me sulmin e fundit terrorist që mori përgjigjen e merituar nga heronjtë e Republikës.”

- Advertisement -

Reagimi përmbyllet me paralajmërimin se ky bashkëpunim nuk do të falet kurrë: “Ngjarja mund të organizohet, por turpi do të jetojë përjetë. Kosova nuk do ta falë. Jo në emrin tonë!”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat