spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:55
HomeKosovaZgjedhjet 2025Deklaratë e çuditshme / Kurti: Po më thoni "Albin Baba", a do...

Deklaratë e çuditshme / Kurti: Po më thoni “Albin Baba”, a do t’i marr fëmijët për t’i rritur unë?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër i koalicionit VETËVENDOSJE!-GUXO-Alternativa, Albin Kurti, që po kandidon edhe për një mandat në krye të ekzekutivit, në një tubim zgjedhor ka bërë një deklaratë pak të çuditshme.

Kurti tha se e ka një mendim pse e thërrasin “Albin Baba” në tubimet elektorale: “Pikërisht pse e keni ndërmend me m’i dhënë fëmijët e juaj që me ua rrit unë”, tha Kurti.

- Advertisement -

“E kam një farë përshtypje që, pikërisht, për shkak se ne do të kujdesemi gjithnjë e më shumë për fëmijët, pikërisht se pse e keni ndërmend me m’i dhënë fëmijët e juaj që me ua rrit unë jeni duke më thënë ‘Albin Baba”.

Kurti tha se kjo frazë e sfidon dhe se e pranon sfidën.

- Advertisement -

“Po unë e pranoj këtë sfidë, këtë sfidë që po ma bëni ju mua, ‘merrni ju Qeveria, kryeministri, rritni fëmijët tanë se e keni ndërmend me punu ma shumë, këtë sfidë unë e pranoj me shumë nder e gëzim. Veç punoi sa më shumë, veç studioni sa më shumë, veç mësoni sa më shumë sepse Qeveria ka me u marrë edhe me pleqtë juaj edhe më fëmijët e juaj”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat