spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:19
HomeKosovaPresidencaOsmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Jordanisë, Hazem Issam El-Khatib...

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Jordanisë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Jordanisë në Kosovë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi.

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Jordanisë-2

- Advertisement -

Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në mandatin e tij, Osmani shprehu “mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Jordanisë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve”.

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Jordanisë-3

- Advertisement -

“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e përkrahjes së Jordanisë për Kosovën në forume ndërkombëtare dhe vazhdimin e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Në takim me ambasadorin Al-Tamimi, Presidentja Osmani theksoi nevojën për intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Jordanisë-6

Gjatë takimit, Presidenca tha se u diskutua edhe për vizitën zyrtare të presidentes Osmani në Jordani, bazuar në ftesën nga Mbreti Abdullah II, me qëllim që të thellohen edhe më tej raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat