spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:42
HomeKosovaPresidencaOsmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Japonisë, Kiminori Iwama

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Japonisë, Kiminori Iwama

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama.

Presidenca tha se pasi që i ka uruar ambasadorit të ri japonez mirëseardhje dhe suksese në mandatin e tij, Osmani ia përcolli gjithashtu “urimet e përzemërta “me rastin e ditëlindjes së Perandorit Naruhito të Japonisë, e cila sot shënohet nga Ambasada e Japonisë në pritjen e organizuar për nder të kësaj dite.

- Advertisement -

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama-2

“Gjatë takimit, Presidentja Osmani e vlerësoi Japoninë si një partner strategjik afatgjatë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, veçanërisht përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Ajo theksoi kontributin e çmuar të Japonisë në zhvillimin e Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë mjedisin, çështjet politike e diplomatike, mediat, pajisjet shëndetësore, sigurinë ushqimore, teknologjinë informative etj.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

- Advertisement -

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama-3

Osmani theksoi gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit në tregti, investime, kulturë, shëndetësi dhe arsim, duke përmendur edhe projektet e bursave arsimore japoneze dhe programeve të shkëmbimit kulturor për të rinjtë e Kosovës, shtoi Presidenca.

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama-5

Ndër të tjera, në këtë takim, Osmani diskutoi me ambasadorin Iwama për vizitën e saj të planifikuar dhe dakorduar në Japoni në qershor të këtij viti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat