Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në lagjen “Dardania” të Prishtinës, në palestrën e shkollës “Xhemail Mustafa”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Abdixhiku ka thënë se “entuziazmi, angazhimi e mbështetja në këtë kohë ishte shenjë e qartë e rilidhjes së LDK-së me lagjet ikonike të Prishtinës.”

Kreu i LDK-së shtoi se ka askush nuk i ofron Prishtinës projekte me vlerë 1.5 miliard euro sikurse LDK-ja.

“Askush sikurse LDK nuk i ofron Prishtinës projekte plot 1.5 miliard. Prandaj, dhe kjo mbështetje! Prishtina është e kaltërt!”, tha ai.

Postimi i plotë:
U mblodhëm në lagjen Dardani të Prishtinës, në Palestrën e Shkollës ‘Xhemail Mustafa’, ku Dega IV, njëra nga pesë degët e Kryeqytetit po mbante takim.
Entuziazmi, angazhimi e mbështetja në këtë kohë ishte shenjë e qartë e rilidhjes së LDK-së me lagjet ikonike të Prishtinës.
Dega IV ka 8 kandidatë të jashtëzakonshëm. Emrat e tyre janë jo vetëm të njohur në Prishtinë, por në mbarë vendin.
Kur e menedon se këtë degë e përfaqësojnë:
Besian Mustafa
Doarsa Kica Xhelili
Hykmete Bajrami
Sibel Halimi
Arben Gashi
Vlora Dumoshi
Krenar Xhaferi
Nuredin Ibishi
E ke krejt të qartë për kualitetin që ka.
Askush sikurse LDK nuk i ofron Prishtinës projekte plot 1.5 miliard. Prandaj dhe kjo mbështetje!
Prishtina është e kaltërt! 🔵⚪️



