spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
18:05
HomeKosovaDrejtësiaBE-ja konfirmon se puna e Gjykatës Speciale në Hagë nuk rrezikohet

BE-ja konfirmon se puna e Gjykatës Speciale në Hagë nuk rrezikohet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkimi Evropian (BE) ka konfirmuar se funksionimi i Gjykatës Speciale në Hagë nuk është i rrezikuar për shkaqe buxhetore.

Zyrtarët e Brukselit kanë precizuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kontribuojnë financiarisht në shpenzimet e funksionit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

- Advertisement -

“Shpenzimet rrjedhëse të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar mbulohen nga Bashkimi Evropian, sipas buxhetit të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. SHBA-të nuk po kontribuojnë në kostot e funksionimit të këtij institucioni”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga selia e Komisionit Evropian.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte urdhëruar ngrirjen e fondeve federale, përfshirë ndalimin e dërgimit të huave dhe ndihmave financiare, vendim ky i cili dy ditë më vonë u pezullua.

- Advertisement -

Ky vendim kishte shtruar pikëpyetjet lidhur me funksionimin e  Dhomave të Specializuara, ku gjykohen edhe ish-liderët shtetëror të Kosovës.

Mirëpo, Dhomat e Specializuara, si dhe Prokuroria e Specializuar funksionojnë me buxhet të Bashkimit Evropian, si dhe disa shteteve tjera donatore, që financojnë programe të caktuara.

Aktualisht buxheti vjetor numëron gati 100 milion euro.

BE-ja rithekson rëndësinë dhe mbështetjen ndaj punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat