spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:01
HomeBotaAziaIzraeli shënjestron udhëheqësit e Hezbollahut: Sulmet ajrore në Beirut intensifikohen!

Izraeli shënjestron udhëheqësit e Hezbollahut: Sulmet ajrore në Beirut intensifikohen!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vrasja e një zyrtari të lartë të Hezbollahut në Beirut: Fushata e sulmëve të Forcave Izraelite të Mbrotjes vazhdojnë të godasin Hezbollahun


Storm/Izrael-Liban: Zyrtari i lartë i Hezbollahut, Nabil Qaouk, u vra në një sulm ajror nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një lagje të Beirutit, të shtunën. Qaouk, i përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin e sulmeve terroriste, ishte një figurë kyçe në grupin militant. Po ashtu, Hezbollah konfirmoi vrasjen e komandantit të Frontit Jugor, Ali Karaki. Ndërkohë, IDF vijon me sulme të ashpra, duke synuar bazat e Hezbollahut në Liban.

- Advertisement -

Zyrtari i lartë i Hezbollahut, Nabil Qaouk, u vra në një sulm ajror të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit të shtunën në periferi të Bejrutit, Dahiyeh, njoftoi ushtria të dielën në mëngjes, ndërsa vazhdonte fushatën e saj ndëshkuese kundër grupit terrorist me bazë në Liban.

Sipas IDF, Qaouk ishte komandanti i “njësisë së sigurisë parandaluese” të Hezbollahut dhe një anëtar i lartë i këshillit qendror të grupit terrorist. Ai konsiderohej i afërt me udhëheqjen e Hezbollahut “dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në avancimin e sulmeve terroriste kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij, përfshirë ditët e fundit”, shtoi ushtria.

- Advertisement -
Foto: Tymi ngrihet nga vendi i një sulmi ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit më 28 shtator 2024. (Joseph Eid/AFP)

Qaouk iu bashkua Hezbollahut në vitet 1980 dhe më parë shërbeu si nënkryetar dhe kreu i zonës së Libanit jugor në këshillin ekzekutiv, si dhe nënkryetar i këshillit ekzekutiv.

Foto: Ali Karaki (1967-2024)

Gjithashtu të dielën, Hezbollahu konfirmoi vdekjen e Ali Karaki, komandantit të Frontit Jugor, përgjegjës për aktivitetin ushtarak të grupit terrorist në Libanin jugor.

Karaki u vra së bashku me shefin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një sulm masiv të IDF në Bejrut të premten. Ai i kishte mbijetuar një atentati izraelit në fillim të javës së kaluar.

Më herët të dielën, IDF tha se avionët luftarakë goditën dhjetëra objektiva të Hezbollahut në Liban gjatë natës, duke përfshirë raketahedhës që synonin Izraelin dhe ndërtesat e përdorura nga grupi terrorist për të ruajtur armët.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat