spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:01
HomeKosovaDrejtësia"Nga frika e sulmeve Ruso-Serbe" - Tenderë sekretë, njëburimorë dhe të shtrenjtë:...

“Nga frika e sulmeve Ruso-Serbe” – Tenderë sekretë, njëburimorë dhe të shtrenjtë: A do të çojnë dikë pas grilave?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Skandali i Tenderave Sekret”: 5 Milionë euro më shtrenjtë për licensat e Microsoft-it!

Storm/Qeveria vs Opozita:Tenderët sekretë me justifikime për kërcënimet Ruso-Serbe po bëhen një praktikë e zakonshme në Qeverinë Kurti. Megjithatë, këto procedura të dyshimta dhe shumë të shtrenjta mund të rezultojnë me pasoja të rënda për zyrtarët e përfshirë. Burime të sigurta tregojnë se disa ministra e zëvendësministra mund të përballen me arrestime me dyshimet për keqpërdorim të detyrës, dhe hetimet në këtë drejtim kurr s’kanë qenë më të intensifikuara, duke paralajmëruar një epilog “dramatik” në javët e ardhshme.

- Advertisement -

Në këtë kuptim edhe ish-Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka denoncuar ashpër Qeverinë Kurti, duke akuzuar për korrupsion në tenderët sekretë.

Ajo zbulon se një tender në Ministrinë e Punëve të Brendshme i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 4.6 milionë euro më shumë sesa kontrata e mëparshme. Bajrami thekson se ndërrimi nga procedura e hapur në atë sekrete ka favorizuar të njëjtën kompani, duke ngritur dyshime të rënda për keqpërdorim fondesh dhe mungesë transparence nga ana e Qeverisë Kurti.

Arrestime të mundshme në Qeverinë Kurti?: Skandali i “tenderëve sekretë dhe njëburimor po thellohet”

Zhvillimet e fundit nga burimet e Storm-rks tregojnë për një valë hetimesh të thella që gati janë për t’iu dhënë epilog dhe që mund të çojnë në arrestime të larta në Qeverinë Kurti, duke përfshirë ministra dhe zëvendësministra. Një zyrtar i lartë i “kërcënuar me arrestim” deri në mes të tetorit, po sipas burimeve të storm-rks, është shprehur me shumë nervozizëm se nësë ndodhë kjo, mund të zbulojë emrat e përfshirë, duke hapur një krizë të thellë politike në vend.

- Advertisement -

Qeveria është nën akuzë për korrupsion të rëndë me tendera sekretë. Ministria e Punëve të Brendshme kaloi një tender të hapur në procedurë të mbyllur, duke shkaktuar një diferencë prej “4.7 milionë euro”. Në vitin 2020, kompania “Infosoft Systems” e furnizoi MPB-në me licenca për 10.2 milionë euro, por në vitin 2023, me procedurë sekrete, e njëjta kontratë kushtoi “14.9 milionë euro”. Ministri mohoi duke thënë se nuk i din detajet, duke përmendur si arsye Rusinë dhe Serbinë, megjithëse e kishte nënshkruar vetë kontratën! – shprehet ish/Ministrja e Financave, znj.Hykmete Bajrami permes një shkrimi në facebook.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat