Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, sot ka urdhëruar sulmoi ajrore ushtarake kundër planifikuesit të lartë të sulmeve të ISIS-it dhe terroristëve të tjerë që ai i rekrutoi dhe i drejtoi në Somali.
Trump përmes një shkrimi në rrjetin “X” thotë se këta terroristë janë gjetur të fshehur në shpella. Ata thotë se kërcënuar SHBA-të dhe aleatët e tyre.
“Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore ushtarake me saktësi kundër planifikuesit të lartë të sulmeve të ISIS-it dhe terroristëve të tjerë që ai rekrutoi dhe drejtoi në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënonin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, tha ai.
Tutje, Trump njoftoi se sulmet e SHBA-ve shkatërruan shpellat ku terroristët jetonin.
Po ashtu, presidenti i SHBA-ve kritikoi edhe ish-presidentin amerikan, Joe Bidenin se nuk ka vepruar kundër tyre.
“Sulmet shkatërruan shpellat ku jetonin dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar aspak civilët. Ushtria jonë e kishte vënë në shënjestër këtë planifikues të sulmeve të ISIS-it prej vitesh, por Biden dhe shokët e tij nuk vepruan mjaftueshëm shpejt për ta përfunduar punën. Unë e bëra! Mesazhi për ISIS-in dhe për të gjithë ata që do të sulmojnë amerikanët është: “NE DO T’JU GJEJMË DHE DO T’JU VRASIM!”, ka shkruar Trump.



