spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:48
HomeBotaAmerika7 të vdekur dhe 19 të plagosur pas rrëzimit të një avioni...

7 të vdekur dhe 19 të plagosur pas rrëzimit të një avioni ambulancë në Filadelfia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të paktën 7 persona vdiqën dhe 19 të tjerë u plagosën pasi një avion ambulancë u rrëzua në një zonë të ngarkuar të qytetit Filadelfia.

Autoritetet nuk mundën të shpjegonin se çfarë e shkaktoi përplasjen.

- Advertisement -

Të shtunën në mëngjes autoritetet konfirmuan 7 të vdekur, 6 që ishin në bordin e avionit dhe një tjetër që u plagos kur avioni ra në tokë. Në total, zyrtarët thanë se u plagosën 19 persona.

- Advertisement -

Përplasja ndodhi në një zonë të ngarkuar dhe autoritetet po punojnë për menaxhimin e dëmeve, tha një zyrtar i qytetit Filadelfia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të pasdites të së premtes, sipas orës lokale.

Në bordin e avionit gjendej një paciente, nëna e saj dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Pacientja kishte ardhur nga Meksika për t’u kuruar për një sëmundje që i rrezikonte jetën dhe po transportohej për në shtëpi.

Të 6 personat ishin nga Meksika. Destinacioni përfundimtar i avionit ishte qyteti Tijuana në Meksikë.

Presidentja e Meksikës konfirmoi vdekjen e tyre dhe shprehu ngushëllimet për familjet.

Shpërthimi ndodhi rreth më pak se 5 kilometra nga aeroporti verilindor i Filadelfias, i cili shërben kryesisht për avionët e biznesit, raporton voa.

Avioni i tipit “Learjet 55” u zhduk nga radarët pak pas ngritjes nga aeroporti në orën 18:06 dhe pasi arriti në një lartësi prej 487 metrash.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat