spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
13:12
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza: Nëse humbni vendin e punës, do të mbështeteni me 80 %...

Hamza: Nëse humbni vendin e punës, do të mbështeteni me 80 % të pagës së fundit për 6 muaj radhazi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar me shpalosjen e programit të tij edhe këtë të diel.

Hamza ka postuar një video, ku një menaxher lokali tregon që frika e tij është humbja e vendit të punës. Ai thotë se nuk mund ta paramendojë si do të gjendej, nëse mbetet pa të ardhura, deri sa të gjejë një vend tjetër pune.

- Advertisement -

Hamza ka thënë se humbja e vendit të punës krijon pasiguri te secili qytetar, por me mbështetjen e shtetit do ta keni më të lehtë.

“Humbja e vendit të punës krijon pasiguri te secili qytetar, por me mbështetjen e shtetit do ta keni më të lehtë. Unë do ta krijoj Fondin për Papunësinë për ta mbështetur mirëqenien e fuqisë punëtore, duke ndihmuar qytetarët t’i përballojnë nevojat e përditshme të jetesës në rast humbjeje të punës. Për 6 muaj me radhë, nëse mbeteni të papunë, përpos me trajnime profesionale për zhvillimin e aftësive, do të mbështetni edhe me 80 % të pagës së fundit që e keni marrë”, ka shkruar Hamza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat