spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:48
HomeBotaAmerika"Trump u pajtua të mbyll USAID-in", thotë Elon Musk, pasoja nga ky...

“Trump u pajtua të mbyll USAID-in”, thotë Elon Musk, pasoja nga ky vendim do ketë edhe Kosova

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mëngjesin e së hënës, Elon Musk njoftoi se puna e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), do të përfundoj.

Ai bëri të ditur se kishte folur me presidentin Donald Trump, i cili “u pajtua” se USAID duhet të mbyllet.

- Advertisement -

Komentet e Musk, vijnë disa orë pasi presidenti sulmoi udhëheqjen e agjencisë, duke i quajtur ata “një bandë të çmendurve radikalë”.

Vërejtjet e Musk u bënë gjatë një transmetimi X Spaces që filloi në mesnatë, ku u diskutua për punën e Departamentit të Efiçencës Qeveritare.

- Advertisement -

Miliarderi tha se e kishte kontaktuar disa herë presidentin amerikan, duke e pyetur se “A je i sigurt?” dhe Trump tha po, “kështu që ne po e mbyllim atë”.

Pa ofruar prova, Musk sulmoi agjencinë e ndihmës duke pretenduar se puna e saj ishte “tepër partizane politikisht”.

Gjatë transmetimit, Musk e përshkroi USAID-in jo vetëm si një “mollë me një krimb” por më tepër si një “tas me krimba” që ishte “përtej riparimit”.

USAID ka qenë një nga agjencitë kryesore ndërkombëtare që ka ndihmuar shumë Kosovën dhe mbyllja e saj, pritet të ketë efekte negative edhe tek ne.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat