spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:28
HomeSiguriaUshtriaFSK realizon me sukses trajnimin për përdorimin e pajisjes HAR-66

FSK realizon me sukses trajnimin për përdorimin e pajisjes HAR-66

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kuadër të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura Turke dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës (FSK), kjo e fundit bën të ditur se është realizuar me sukses trajnimi për pajisjen HAR-66.

- Advertisement -

Ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

- Advertisement -

“Bashkëpunim i vazhdueshëm mes dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, për të qenë gjithnjë e më e gatshme për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat