spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
20:02
HomeKosovaDrejtësiaNë Gjykatën Speciale vazhdon procesi në rastin “Januzi dhe të tjerët”

Në Gjykatën Speciale vazhdon procesi në rastin “Januzi dhe të tjerët”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës. Në këtë seancë, e cila do të fillojë në ora 14:30, pritet vendimi mbi marrëveshjet për pranimin e fajësisë.

Pas marrëveshjeve për pranimin e fajësisë mes ZPS-së dhe tre të akuzuarve, ZPS-ja dorëzoi aktakuzën e rishikuar më 6 dhjetor 2024, duke përfshirë kushtet e marrëveshjes, pasuar nga aktakuza e rishikuar më tej, dorëzuar më 17 dhjetor 2024.

- Advertisement -

Versionet e redaktuara publike të dosjeve paraprake të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit dolën më 17 dhe 20 janar 2025.

“Më 21 janar, Trupi Gjykues lëshoi versionin e redaktuar publik të Vendimit të 7 tetorit 2024 për të hedhur poshtë një pjesë të kërkesës së Mbrojtjes së Bahtijarit për ekzaminim mjekësor të z. Bahtijari në lidhje me argumente mbrojtëse të mundshme”, ka thënë zëdhënësja e DHSK-së, Angela Grip, më 23. 01. 2025, gjatë konferencës javore.

- Advertisement -

Sa i takon synimit të Mbrojtjes për mbledhjen e provave mjekësore për argumentet e saj, Trupi Gjykues rikujtoi se, sipas Rregullores së Ndihmës Juridike, Mbrojtjes i akordohet një fond për të marrë konsulentë të jashtëm, ku mund të përfshihen ekspertët.

“Për këtë arsye, është përgjegjësi e Mbrojtjes të mbledhë prova që i nevojiten për argumentet e saj, përfshirë prova mjekësore për të mbështetur argumente mbrojtëse të mundshme gjatë gjykimit”, tha ajo.

Ndryshe, aktakuza kundër Januzit dhe Bahtijarit u konfirmua më 2 tetor 2023 dhe u bë publike më 6 tetor 2023. Aktakuza kundër Haxhi Shala u konfirmua më 4 dhjetor 2023 dhe u bë publike më 12 dhjetor 2023.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat