spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
11:06
HomeKulturëKonkursi Ndërkombëtar i Letërshkrimit për të Rinjtë

Konkursi Ndërkombëtar i Letërshkrimit për të Rinjtë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Universal Postal Union, agjenci e OKB-së në Zvicër, sjell edicionin e 54-të të Konkursit Ndërkombëtar të Letërshkrimit për të Rinjtë.”

Tema e këtij viti është: “Imagjinoni se jeni oqeani. Shkruajini dikujt një letër, duke i shpjeguar pse dhe si duhet të kujdeset mirë për ju”.

Aktiviteti do të realizohet në kontekstin e Konferencës së Oqeanit të OKB-së 2025, që do të zhvillohet në muajin qershor.

- Advertisement -

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) tha se kjo garë ndërkombëtare e letërshkrimit synon përmirësimin e letraritetit përmes artit të të shkruarit. Në këtë garë shkrimi mund të marrin pjesë fëmijët nga 9 deri në 15 vjeç.

Garimi synon të inkurajojë pjesëmarrësit që të shprehin kreativitetin dhe aftësitë e tyre gjuhësore.

- Advertisement -

Universal Postal Union (UPU) nuk pranon shkrime të cilat dërgohen nga shkollat apo individët. Të interesuarit që duan të jenë pjesëmarrës duhet të kontaktojnë Operatorin Kombëtar Postar ose organizatën, e cila merret me këtë kompeticion (info@qkll.gov.al). Afati i dorëzimit të shkrimeve është deri më 5 maj 2025.

Ky aktivitet organizohet në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare Detare (IMO) dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat