spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
11:03
HomeKulturëRritje e numrit të vizitorëve në kalatë e Shkodrës dhe Lezhës

Rritje e numrit të vizitorëve në kalatë e Shkodrës dhe Lezhës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri publike statistikat e muajit të parë të vitit 2025 sa i përket vizitueshmërisë së dy parqeve arkeologjike, kalasë së Shkodrës dhe asaj të Lezhës.

“Me kënaqësi konstatojmë trendin rritës të vitit të kaluar, të ruhet dhe në muajin e parë të vitit 2025. Shifra që na bëjnë optimistë për një vit edhe më të suksesshëm se ai që lamë pas”, shkroi DRTK Shkodër në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Në Parkun Arkeologjik Shkodër (Kalaja Rozafa) gjatë janarit 2025 pati 3 836 vizitorë, me një rritje prej 8% krahasuar me janarin e vitit 2024.

Ndërsa, në Parkun Arkeologjik Lezhë (Kalaja e Lezhës) pati 275 vizitorë, një rritje me 45 % krahasuar me janarin e 2024-ës, raporton atsh.

- Advertisement -

Gjatë vitit 2024 Kalaja e Rozafës, një prej atraksioneve kryesore turistike të qytetit, u vizitua nga 157 827 vizitorë. Ndërsa Kalaja e Lezhës priti 7771 vizitorë gjatë vitit 2024.

Të dyja këto kala po bëhen gjithnjë e më të njohura si destinacione turistike të rëndësishme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat