storm•/Trump2: Gjashtë të rinj të moshës studentore, me pak ose aspak përvojë në qeveri, janë zgjedhur nga Elon Musk për ta ndihmuar atë në çmontimin e agjencisë amerikane të ndihmës së huaj.
Themeluesi miliarder i Tesla-s u emërua drejtues i Departamentit të Efiçencës së Qeverisë pas muajve të mbështetjes për Presidentin Donald Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore.
Tani, ai ka rekrutuar një grup të rinjsh të moshës 19-25 vjeç – tre prej të cilëve besohet se ende janë në kolegj – për të mbushur pozitat e larta inxhinierike dhe për ta ndihmuar në reduktimin e kostove.
Në vetëm 19 vjeç, Edward Coristine është më i riu i grupit të ri që po sfidon Amerikën korporative dhe institucionet qeveritare të rrënjosura.
Sipas WIRED, ai është cilësuar si një “ekspert” në fushën e tij, edhe pse detajet e rolit të tij ende nuk janë të qarta.
Akash Bobba (21), Ethan Shaotran (22) dhe Luke Farritor (23), së bashku me Coristine, thuhet se kanë marrë leje të nivelit A-suite për punën e tyre, gjë që u mundëson të punojnë në katin e sipërm të agjencisë me akses të plotë në hapësirat fizike dhe sistemet IT.
Departamenti i Musk, i quajtur DOGE, ka rritur me shpejtësi fuqinë e tij dhe ka zgjeruar juridiksionin, duke marrë së fundmi leje për të aksesuar pjesë të kufizuara të ndërtesave dhe sistemeve IT të Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme (GSA).
Këto sisteme ruajnë të dhëna të ndjeshme, përfshirë numrat e sigurimeve shoqërore, adresat dhe informacionet e kontaktit.
Më i vjetri i grupit është Gavin Kliger (25 vjeç), një diplomuar nga Berkeley, i cili, edhe pse nuk është identifikuar si mbajtës i autorizimit më të lartë, tashmë ka treguar se gëzon një fuqi të konsiderueshme.
Së fundmi, Gautier Cole Killian është emëruar si pjesë e DOGE, megjithëse aktualisht në bazë vullnetare.
Në lidhje me emërimet dhe kritikën për moshën e re të tyre, Musk tha:
“Koha për të pranuar: Raportet e mediave që thonë se DOGE ka disa nga inxhinierët më të mirë të softuerit në botë janë në fakt të vërteta.”

Farritor ka një lidhje të njohur me Musk, pasi ka punuar si praktikant në SpaceX para se të merrte pozicionin e ri.
Ai la Universitetin e Nebraska-s për të punuar me Nat Friedman, sipërmarrësin e Silicon Valley që drejton GitHub.
Friedman e përshkroi Farritor-in si “një thesar kombëtar” pas emërimit të tij në DOGE.
Në vitin 2024, ai fitoi një pjesë të një çmimi prej $700,000 për përdorimin e inteligjencës artificiale për të deshifruar një dokument 2,000-vjeçar nga Pompeii.
Pergamena e djegur ishte konsideruar e padeshifrueshme për shekuj.

Anëtari më i ri i ekipit të Musk është ende student në Northeastern University, Boston.
Coristine thuhet se ishte praktikant në Neuralink për tre muaj, menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme.
Pak dihet për rolin e tij në DOGE, por ai është përshkruar si “ekspert”.
Sipas WIRED, burime të brendshme pretendojnë se ai ka telefonuar staf qeveritar dhe i ka detyruar të shpjegojnë kodin e tyre të programimit dhe të justifikojnë vendin e punës.
Punonjësit raportuan hutim për përfshirjen e tij në takime dhe mungesë transparence mbi identitetin e tij.
Babai i tij, Charles Coristine, është CEO i kompanisë së famshme të kokoshkave LesserEvil.

Ai ka qenë praktikant në një fond mbrojtës dhe më parë ka punuar për Meta dhe Palantir, kompani e themeluar nga donatori i fushatës Trump, Peter Thiel.
Vetëm gjashtë vjet më parë, Bobba ishte organizatori i Modelit të Kombeve të Bashkuara në Princeton Junction, New Jersey.
Babai i tij është akademik në shkenca kompjuterike.

22-vjeçari tha në shtator se ishte student i vitit të fundit në “Harvard University” dhe thuhet se punonte në “laboratorin e informatikës” së shkollës, ku studionte “automjetet autonome”.
Musk është i njohur për përpjekjet e tij për të zhvilluar “makina vetë-drejtuese” në selinë e “Tesla-s”.
Shaotran është gjithashtu anëtar i “Harvard Mountaineering Club” dhe ka punuar si “instruktor i zhytjes në Havai” gjatë një viti pushim akademik.
Ai ka një lidhje të veçantë me Musk, pasi mori pjesë në një ‘hackathon’ të xAI”. Ai dhe ekipi i tij dolën – në vend të dytë-, pasi përdorën “Grok-un e xAI” për të krijuar përgjigje të besueshme nga ndjekësit e X ndaj një pyetjeje hipotetike.

Tani, thuhet se ai po punon si “vullnetar” në DOGE, megjithatë roli i tij i saktë mbetet i paqartë.
24-vjeçari është diplomuar në McGill University.