spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
16:49
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj: Do të ç’bllokojmë projektet madhore në Prishtinë

Haradinaj: Do të ç’bllokojmë projektet madhore në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, prezantoi sot para qytetarëve të Prishtinës një program ambicioz zhvillimor, duke premtuar implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin dhe realizimin e projekteve kapitale që do ta transformojnë metropolin e Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe turmë

- Advertisement -

“Me implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin, do t’i japim Prishtinës fuqinë që i takon”, u shpreh Haradinaj, duke shtuar se përfundimi i Unazës së Jashtme do të revolucionarizojë qarkullimin në kryeqytet.

Sipas tij, ndërtimi i stadiumit të ri dhe Sallës Konvertale do ta shndërrojnë Prishtinën në epiqendër të sportit dhe kulturës rajonale.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe turmë

Në aspektin ekonomik, lideri i Kosovës Fituese parasheh rritje ekonomike deri në 7 %, me paga mesatare mbi 1000 euro dhe pensione minimale prej 500 eurosh. Programi parasheh edhe uljen e çmimit të energjisë për 20 % përmes rritjes së prodhimit vendor në 1500 MW.

“Çdo student do të ketë bursë, pavarësisht universitetit,” theksoi ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj.

Mund të jetë një imazh i ndriçimi dhe turmë

Postimi i plotë:

Prishtina fiton me Kosovën Fituese 137

Me implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin, do t’i japim Prishtinës fuqinë që i takon.

Unaza e Jashtme do të përfundojë më në fund, duke lehtësuar qarkullimin në kryeqytet.

Stadiumi i ri dhe Salla Koncertale do ta bëjnë Prishtinën qendër të sportit dhe kulturës në rajon.

Programi ynë qeverisës garanton rritje ekonomike deri në 7%, me paga mesatare mbi 1000€ dhe pensione jo më pak se 500€.

Do të ulim çmimin e energjisë për 20% duke rritur prodhimin vendor në 1500 MW.

Pakoja prej 1 Miliard € për bizneset prodhuese-eksportuese do të hapë vende të reja pune.

Çdo student do të ketë bursë, pavarësisht universitetit.

Të rinjtë që nisin biznes do të marrin grante pa kthim, ndërsa punëkërkuesit do të kenë mbështetje financiare deri në punësim.

Anëtarësimi i drejtpërdrejtë në NATO dhe aleanca e përhershme me Amerikën janë çelësi i zhvillimit të vendit tonë. Vetëm kështu sigurojmë stabilitet afatgjatë dhe tërheqje të investimeve të huaja.

Me Kosovën Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣ e bëjmë realitet!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat